Çaste poetike me poeten:Mimoza Halili
Për çfarë kohe të tregoj,moj Çamëri
————————————————–
Shumë
Ngjarje e histori më tregonte im atë
Kur gjyshi
I tij kishte udhëtuar ne Pargë e Filatë.
Sa mall
Përmbledhur si re që vetëtin
Përshkruante
Viset e kujtonte vatrën e Çamërinë.
Heshte
Veç çibuku i duhanit vërtitej në dorë
Koha
E vjetër i dukej si limani me dëborë,
Fliste papushim
E sytë i ndrinin për të bukurin vënd
Kur mblidheshin
E ligjëronin shqip burrat në kuvend.
Ja,përtej
Sheh Artën që kryqëzon në Gumenicë
Atje klima
Në çdo stinë s’njeh dimër e ngricë.
Eh,sa kujtime
E kam një lëmsh në fyt,moj bijë
Vallë
Brezi i ri do përmend historinë e tij!?
Në çati
Të shtëpisë kish folenë dallëndyshja
Atje në vatër
Rrita tët atë,më thoshte e malluar gjyshja.
Të përshkosh
Margaritën të fton në garë Paramithi
Gjelbëronte
Pranvera e verdhonte gruri,misri,drithi.
Eh,mbaj mënd
Kur zbrita nuse e më uronin në mëhallë.
Rrëfente
Gjyshja me gëzim e fjalë të përmallë.
Traditat
Gjurmonin jetë si Olimpi në epokë
Këngët
Vallet ishin parajsë e mrekulluar në tokë.
Dasmat
Festat kishin lezet sa tundej Çamëria
Kur hidhje
Vallen Çame ndrinte pragu,vëllazëria.
Vasiliko
E manxuranë të porsaçelura me aromë
Fidanëtharë
Në kujtesë s’i fshin koha,as laps e gomë.
Eh,psherëtin
Im atë e fosfor loti rrëshqet në sy.
Këto kujtime,
Moj bijë,rrëfeja fëmijëve të tu.
Atje në mërgim
Kam lënë një amanet në Pargë
Flutuarta e babait,
Sillmë një grusht dhe nga largë.
A e di moj bijë,
Për çfare kohe të tregoj më parë?
Ëndrrën
Ma zbuan,por shpirtin s’ma kanë vrarë.
S’harrohet
Legjenda e Skëndërbeut në Shqipëri
As bëmat
E Osman Takës trim në Çamëri!
Eh,sot kujtoj
Fjalët e babait që iku pa parë sinorë.
Me mall priste
E përcillte nip e mbesë në diasporë.
Pritja
Barrë e rëndë e mërgimi shi me sqotë
Ylberi i shpresës
Për ty Çamëri është i shenjti Zot!
Mimoza Halili
Botuar ne librin
” ÇAMËRI, DJEP I SHQIPONJËS”