Çaste poetike me poeten;Mimoza Moza Xhindi

KJO HESHTJE MË VRET
——————————–

Kjo heshtja e ngritur mes nesh,

e ngritur si një mal me shkëmbinj

Më vret në shpirt, se di pse ?

Më dhëmb në shpirt kjo heshtje.

Kjo zemër më dhëmb ,

më dhemb veç për një fjalë,

Veç një fjalë ma thuaj,

s’dua gëj tjetër, veç një fjalë.

Ç’po ndodh me besimin,

ku humbi, ku mbeti vallë !

Më thuaj pse ky mal shkëmbor ,

u ngrit midis nesh ?

Ndoshta se ëndërroj,

ëndërroj e vetme dhe e pashpresë?!

Të lutem më thuaj po deshe,

të largohem nga kjo jetë.

Të largohem nga gjithçka,

Bashkë me ëndrrat,

në heshtje le të vdes.

Ma thuaj një fjalë, të lutem veç një…

Më pas le të largohem ,

të largohem e qetë nga kjo botë.

Ëmbëlsisht ma thuaj nën zë ,një fjalë të vetme ….

Të dua por mos ik !

M.Xhindi