Çaste poetike me poeten:Nurie Baduni
MALL
————————-
Kam mall,
Për njerëzit që nga sytë na ikin…
Shuhen, e shpirti i tyre ngjitet lart.
Një grimcës mbetet, që ngacmon mendjen,
Një qelizë në shpirt, që mallin e ndez flakë.
Kam mall,
Për të dashurit që na ikin,
Ikin pa kohë e pa kthim,
Mall kam për qenien e tyre,
Pjesëz e shpirtit tim…
Mall kam,
Ti shoh e ti shoh,,,
Në pritje, malli nuk tretet lehtë,
Kompozim shpirtrash në kohë,
Mpleksur me retë…
N. Baduni 20.08.202