Çaste poetike me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

UDHË PA FUND
———————–
Jemi nisur që moti
Në një udhë të gjatë
Por ajo s’ka fund
S’ka metër që e mat
Me këpucë të grisura
Të uritur ecim
Të lodhur e të rraskapitur
Në mes saj po ngecim
Vallë ku na çon kjo udhë
Që është leqe-leqe
Kur as lulet nuk po çelin
Në këtë stinë të keqe
Njëri thotë gati arritëm
Tjetri edhe pak thotë
Një tjetër i mërzitur
Ngushëllim gjen në gotë
Kur duke ecur na shohin
T’molisur e të djersitur
Dhe fqinjtë po na përqeshin
N’këtë lojë t’përsëritur…
/QendraPress/