Çaste poetike me poetin;-Alfons AL ZENELI

SONATË

——————–

Shkëlqente një teh nëpër natë.

U pamë të dy,

unë dhe pylli.

Po s`të pamë ty.

Secili nga një kamë në dorë,

nga një plagë secili.

Duart e pyllit

dhe degët e mia

fashuar

me ulërimë të kalter.

Veç filli i dihej kësaj lufte

të gjatë.

Ky teh i dhimbjes shkëlqen.

Shkëlqente një teh nëpër natë

/QendraPress/