Çaste poetike me poetin;-Avni NEZIRI

UNË E NËNA
———————-
Nëna e trazuar në varr
më qortoi e më këshilloi
mos ta marr afër zemrës
shqelmin me majë të thembrës.
Çfarë paska ndodhur
Ku mbeti dashuria motër e vëlla
Ç’halle kanë, ç’xekërr i kapi
Paska luajtur larg e larg hesapi.
Të lodhur, pa hiq mëshirë
hallin tim ndjeu nëna në varr
Kishte lotuar e s’rehatohej dot
vuajtja, o bir, të merr shëndetin.
Unë e nëna lëngojmë të dy
babai, si të mbahet krenar
Oxhaku në urrejtje qenka djegur…
a thua vuan atdheu si unë.
Kjo dukuri do të më shuajë
fëmijët, kush i ngroh më vonë
Brengosem dhe lutem shpirtërisht
mos të çirreni pranë varrit tim.
/QendraPreess/