Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

EDHE NJË DITË IKU
——————————–
Edhe një ditë iku,
edhe një ditë më pak jetë,
çdo gjë ecën rrëmbyeshëm,
çdo gjë ikën shpejt.
Lum ai që la vepra të mira,
mjerë ai që eci me duar në xhep.
Lisat bëjnë hije,
dielli rrezaton,
lumenjtë pa pushuar rrjedhin,
hëna natës dritë i bën.
Trimit nuk i dhimbset jeta,
atdheun me gjak e mbron;
tradhtari armikut
lajka i bën.
/QendraPreess/