Çaste poetike me poetin;-Aziz AHMETI

QYTETI I TË PARËVE TË MI
“Boll me ken shkodran se tana i ban”
– Thënie shkodrane
————————————–
Vizitova qytetin e bekuar shqiptar
Prej nga shkruhet historia ime më parë
Në qytetin e bukur, në Shkodrën historike
U takova me një shoqe, me një timen mike.
Në hotelin “Rozafa”, me nam të mirë
Hymë brenda nga një kafe ta pimë
Filloi biseda të rrjedhë pak e nga pak
Shkëmbyem llafe e llafe, përmerak.
Biseda rrodhi ngadalë e me parime
Fillova t`ia tregoj historinë time
Më fuqizoi me fjalët më të mira
Kur jemi bashkë, s`ka ditë të vështira.
Më tha: “të kam vëlla, ti më ke motër”
I thash: jemi shqiptar, kemi një votër
Më tha: “për ju jam më e mira mike”
Brohorita fort: Rroftë Shqipëria Etnike.
/QendraPress/