Çaste poetike me poetin;- Hatip HULAJ

HIJA E NËNËS

———————–

Aty, para dritares së shtëpisë,

në ulësen ku uleshe ti, nënë,

gjami ishte thyer prej një kohe,

por silueta jote qëndronte.

Si një hije, me bastunin nën mjekër,

shikimin përdhe e mbaje,

e heshtja më fliste me zërin tënd,

si dikur në prag të shtëpisë.

Desha të të përqafoj me mallëngjim,

por hija humbi… u largua.

Nuk di nëse ishte ëndërr apo vegim;

mungesa dhe largësia nga vendlindja

ma trazuan shpirtin tim .

/QendraPress/