Çaste poetike me poetin;- Beqir M. CIKAQI

NË KULLËN E LIRISË, ME KOMANDANT BARDHIN
—————————————————————-
Në Kullën e Lirisë, aty pranë oxhakut të gurit,
ulur qëndrojnë dy burra me zemër e me shpirt.
Fjalët rridhnin qetë si burim në shqiptari,
me kujtime lufte, sakrificë nderi e trimëri.
Komandant Bardhi, me shikim të kthjellët,
mbante në mendje ditët e vështira e të nxehta.
Duke ndarë kujtime për betejat e luftës,
me krenarin e plagëve në trup e nofulla t’veta.
Mbi ta qëndron shqiponja, simbol krenarie,
që ruan historinë e çdo sakrifice.
Në këtë kullë ku jehon zëri i lirisë,
gjallë mbetet amaneti i bashkimit dhe trimërisë.
Jo vetëm gurët, jo vetëm muret që flasin,
por dëshmohen veprat që kurrë nuk plaken.
Se kur kujtohet rruga e nderit e lirisë,
forcohet shpresa për brezat e ardhmërisë.
Në Kullën e Lirisë sot fjala bëhet dritë,
mes miqve që ruajnë kujtimin çdo ditë.
Dhe sa të valojë shqiponja në këtë vend,
emri i atdheut do të jetojë përherë në mend.
/QendraPress/