Çaste poetike me poetin;-Abdullah BLAKÇORI

UDHË PA FUND
—————————
Në udhën pa fund
Me leqe e dredhi
Kaherë ne udhëtojmë
Me zhurmë e çmendi
Në udhën pa fund
Udhëtojmë të përçarë
Të lodhur e të mashtruar
Ne të njëjtit udhëtarë
Në udhën pa fund
Ne udhëtarët jemi këmbësorë
Marshojmë si të verbër
Se jemi të gjorë
Në udhën pa fund
Janë shembur dhe urat
E ne udhëtarët e rrjepur
Po i paguajmë shtrenjtë faturat…!
/QendraPress/