Çaste poetike me poetin:-Demir RUSI

ZGJIMI PO VJEN

——————————

Jemi në fazën e purifikimit

Dhe afër krejt kohës së zgjimit

Toka po rrit ndieshëm frekuecën

Trupi dhe shpirti,po pështaten

Të gjithë jemi futur në proces pastrimi

Njerzit po lirojnë gjithçarë emocioni

Strukturat e rreme thërmohen

Egot filluan të kontrollohen

Njerzit po ndiejnë lodhje ekstreme

Intensivisht mbytur në emocione

Akth i papritur,ndryshim dhe në gjumë

Ndigjuar dhe të tjerë,s’jam vetem unë

Po izolohen mardhëniet e shkuara

Dhe po ndahemi nga e kaluara

Këto s’jan strese, sëmundje e rastësi

Po ndryshime që sjellin mrekulli

Ky proces nuk është thjesht shpirtëror

Fizik,energjik,social e madhor

Sinjalet që vijn në tokë reflektohen

Lëvizje dhe të natyres açik po ndihen

Paralelisht dhe njerzit pastrohen

Mendërisht kan filluar të evolohen

Edhe ngjarjet e diteve te fundit

Tregojn se jemi shumë afër zgjimit

Lëvizjet jo të zakonshme bëhen

Njerzit nga rruga nuk po shkulën

Preket toka zgjohet kujtesa

Dhe më në fund me to flet zemra

Zemra e coptuar,e ndarë në mijra

Për dallaveret pafund të qeverive

Mbushur kupa,madje po derdhet

Për këtë rinia,ka mbushur sheshet

Duam çështjet,të zgjidhen me paqë

Duke uruar,të mos ketë gjak

Erdhi momenti,ti venë gishtin kokes

Të hapet krahu rinis,së ardhmes

/QendraPress/