Çaste poetike me poetin;- Refki RESHITAJ

NOSTALGJI

————————-

Në plazhë e pash një çupë

Më ktheu në nostanlgji

Albena kur ishte e vogël

N’ pushime në Parali

Sa kishte filluar të flste

Belbëzonte në çdo fjalë

Greqishtja e bezdiste

– Babi, nuk janë këta shqiptarë ?

Jo, i thoja unë

Janë grekë, i kemi fqi

– Po pse nuk flasin shqip

Ashtu si unë e ti ?!

Bota është e madhe, Benë

Në te rrojnë popuj shumë

Të gjithë kanë gjuhët e tyre

Kështu si ti dhe unë !

– Po, por shqipja është më e mira

Më ke thënë dhe ti

Ndaj shqip duhet të flitet

Edhe këtu në Greqi !

Eh bija ime e dashur

Këtë do e mësosh më vonë

Si na i coptuan trojet

Kur edhe ky vend ishte tokë e jonë ?!

/QendraPress/