Çaste poetike me poetin;-Enver N. REXHAJ

MËNGJESI QË ENDE NUK KA ARDHUR

——————————————-

Të kanë premtuar parajsa

e të kanë falur veç pranga.

Të kanë quajtur sovrane,

por të kanë lënë të numërosh kafshatat.

Unë nuk të dua

se je e pagabueshme.

Të dua

sepse nuk ke pushuar kurrë

së luftuari për një mëngjes

që ende nuk të ka ardhur.

Dhe nëse një ditë

do të bjerë nata mbi ne,

le të më gjejë

mes frymës sate,

mes zërit tënd,

mes hapave të tu,

deri në fitoren e fundit

ose në humbjen

që nuk pranon gjunjë.

/QendraPress/