Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

E trishtë vera e atij viti.
———————————–
Flisje fare pak,
për të mos thënë hiç fare.
Vetëm shihje , shihje gjatë,
dhe në cepat e syve ,
shpesh, të shihej
një bulëz loti vetmitare.
Të dridhej buza atë behar.
Të rreshkej ,të thahej,
sikur skishe pirë ujë,
ditë të tëra me rradhë.
Prap, ngadalë ngrije sytë ,
më shihje , nuk flisje .
Për ato ditë të nxehta,
s’di pse ende lotoj,
kam mall, shumë mall.
I nxehtë erdhi ai behar.
Por acarin në shpirt ,
akujt në çdo venë gjaku,
nuk mundi ti shkrinte.
Sepse sa herë ti ngrije sytë,
ajo pikë loti në tëndin qerpik,
Më merrte frymën,
Si aisberg të gjithën më ngrinte.
Ahh… ajo verë e atij viti…
/QendraPress/