Çaste poetike me poetin:-Hatip HULAJ

TY QË NUK U DORËZOVE
———————————
Ty që përballove varfërinë,
Ty që u përballe më stuhinë,
Ty që kalove netë pa gjumë duke lexuar,
Ty që u dergje burgjeve të mallkuar.
Ty që u rrite në flakën e revolucionit,
Për t’ia ndriçuar rrugën kombit,
Ty që rroke pushkën ndër të parit
Ty që nuk iu shmange kurrë idealit.
Ty që sot të kanë lënë në harresë,
Ty që sot je i vetmuar.
Ne që njohim historinë tënde,
Kurrë s’kemi me të harruar.
/QendraPress/