Çaste poetike me poetin;- Idriz Berisha- XHIXHI

YMER BERISHA-Hero

(Në 80-vjetorin e vrasjës nga UDB-ja)

—————————————————

Në kohë të errëta kur nata rëndonte

U lind një pishtar që dritën zgjonte!

Asgjë s’të ngroh sa dielli yt Atdhe

zë brenda meje gjithëmonë ti je!

Burr që s’kërkon lavdi as kurorë

po veç LIRI e besë për Kosovë.

Heroi matë netët e mistershme

që i ha pikëllimi e I zë trishtimi.

Hej!

Liria nuk matet me heshtje

As mbahet nën pranga..

dija kur i shërben lirisë

bëhët heshtje e zbukuriar

gjurmëve t’përgjakshme t’ATDHEUT

fryma formësohet si ndërgjegje

në shpirtin e atdhetarëve.

Bëhët dashuri toke e koke

busullë nëpër kohë e shekuj

për LIRI themel e dishepull !!

QendraPress/