Çaste poetike me poetin ;Kastriot Malo
Bisedë me një turist
Je mbret i asaj ane vizitor i paqtë,
dehu, lutu në gjuhën tënde të falet,
merrja dhe ndonjë kënge po deshe,
me siguri kalorës, do tja kthejnë malet.
Se është bujare me të huaj ajo zonë,
bukë saçi u ka dhënë thotë legjenda,
atyre që me bajoneta kthenin përmbys,
dhe sepetet me sumbullat e argjenda.
Ua mbyllën sytë nga plagët pa shpresë,
të tjerëve ua lidhën me këmishën e vjetër,
pranë vatrës i ulën të ngrirë nga debora,
me trastat plot i përcollën rrugës së vjetër.
Do gjesh aty patjetër istikamet e gurta,
në pyjet plot lisa, maliherë dhe helmeta,
martikuj me mumura ushtaresh të vrarë
patkoi i rendë i kalit do shkeli mbi gaveta.
Në mbrëmje do të kthehesh në bujtinë,
me shpirtin e mbushur gjithë ënderrime,
duke shijuar gjellët e shijshme do thuash,
në kohët që bëjnë njerëzit, eshtë dhe pjesa ime.
Kalores i asaj ane, mos u ndje në faj,
Merrja një kënge në gjuhën tënde të falet,
Më siguri sdo të lënë vetëm,
ja kthejnë malet
! 1/Nëntor 2021.