Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

HËNËZ MOJ PSE NUK FLET…

————————————-

Hënëz moj pse s’më flet,

nëpër retë shkon kaluar,

rrinë menduar…dikë pret,

si vejushë…keq përvëluar…

Eh, sa her të shoh ashtu,

vrejtur vetullën…edhe sy,

ti kupë qielli…e unë këtu,

larg, fort larg, ne që të dy…

Gjysmë-faqe më tregon,

gjysmën tjetër…errësirë,

muzgut vonë…drapëron,

mes drit’hijesh, o sa mirë…

Hënëz moj pse s’më flet,

ngren batica nëpër dete…

rrinë menduar…dikë pret,

medaljon trishtimi mbete…

/QendraPress/