Çaste poetike me poetin;-Milazim KRASNIQI

ËNDËRRIMI I REALITETIT TE GURËT E AHMETIT
————————————————————
Nga maja e atyre gurëve
Kërcente thikëpërpjetë balada
E zërit të ngjirur të atij djali
Nuk e merrte askush seriozisht
Se ç’hall kish që këndonte
Nga vendi ku i merreshin mendët
Dhe që ish strofkë e gjarpërinjve
Më vonë u mor vesh
Ç’hall kish pasë ai djalë
Kur iku dhe e mori me vete
Edhe atë baladë
Ndërsa gurët u bën edhe më gurë
Nga vetmia
Ai djalë po ëndërronte të bëhej flamur
Ngado që të valëvitej shqiptaria
/QendraPress/