Çaste poetike me poetin;-Muhedin MAHILAJ

PA TË

———————

U rritë, u bë dragua

Ku shkelte nuk shikonte

Por një herë u pengua

Ra përtokë zu t’rënkonte

U mblodhën miqtë të gjithë

Me zë çjerrë, zunë ta vajtonin

Herë për të, herë për drithë

Pa të drithin dotë se mbronin!

Për kë t’vajtonin më parë

Qiellin e zunë fajkonjtë

Sifterēt kanë rënë në hallë

Kuajve u bien patkonjtë! /QendraPress/