Çaste poetike me poetin :-Sahit F. OSMANI

PRUSHI I VARGUT
Berat Batiu -t
———————
O mik,
ku mbete?
Sikur gjithë ajo dritë
të të kishte përkundur.
Jo.
Ty s’të zë gjumi
pa e shprushur
edhe atë varg.
Pastaj
hesht.
E di:
vargjet nuk digjen
te poeti.
Ato marrin flakë
te zemra që i pret.
Dhe, kur ndodh kjo,
drita
nuk është më e jotja
/QendraPress/