Çaste poetike me poetin;-Rizah RESHANI

NATA E POETIT
————————–
Nata përtyp mendimet
për ditën që mbeti mbrapa
Yjet nisin shkëlqimet
Dhe Hëna ndrin truparta.
Terri kur bie mbi korijet e fjetura
Unë nxjerri mjaltin e fjalëve
I shtrydhi ato si të jenë petka
Si era që shkund aromën e petaleve.
Përpiqem gjunjazi të dal në breg
Si i plagosuri nga valët në det
Por diçka shpirtin ma djeg
Një metaforë më duket e pajetë.
Ëndrra më zhduket në mëngjes
Si një fjollëz reje para shiut
Dhe poezia më del si me vesē
Si shpirti njomzak i të riut
/QendraPress/