Çaste poetike me poetin;-Sahit OSMANI
RANDOBRAVA-GRYKË E PUSHKËVE
(Vendlindjes sime)
——————————-
Në male t’Ujarit e kam shtëpinë
Atje pushkët këndonin me zjarr
Gurët e lisat objekt lufte u bënë
Trimëria qëndronte në çdo prag
Armiku trembej dhe nga gjethet
S’mund ta pushtonte Qëndresën
Mblidhej si retë breshër derdhte
Për t’a sfilitur shpirtin liridashës
Liria njerëzore i bashkoi zemrat
Trimërisht si shqipet në flamur
Me emblemën e UÇK-së në ballë
Heronjtë që s’u mposhtën kurrë
Lëndina e vreshta ,kodra e male
U lidhën bashkë, lisat dhe lugjet
Në Qëndresën e betejave heroike
Randobrava, – Grykë e pushkëve!
/QendraPress.com/