Çaste poetike me poetin;-Stavri HIMA

AJO EKZISTON!!!

——————————

E humba shpresën për një kohë të gjatë

Nuk dija ç’të bëja, ku ta kërkoja se shumë e doja

Renda shumë, shumë, shumë, renda ditë e natë

Nuk po e gjeja as fushave, as maleve aq sa u lodha

U lodha vërtetë me lotë në sy duke e kërkuar

Si kaçak malesh u katandisa nga rraskapitja

E lashë zonën e, u hodha lumit matanë

Dhe çdo ditë në letër hapat i radhitja

Bërtita aq shumë sa ëndrra më zgjoi

Kur pashë në mur ora shënonte shtatë

Një telefonatë papritur në celular më ftoi

Ahh ah ah, paskam fjetur gjatë

Ishte ajo shpirtushja ime princesha

Që më zgjoi nga gjumi i rëndë

Ishte vërtet lumturia ime që desha

Ajo që më përshëndeti me një këngë

Dhe vetëm tek melodia e saj

Gjeta shpirtin që më dëshironte

Ishte vet zemra që dimrin kthen behar

Ishte shpresa e rikthyer, ajo ekzistonte

/QendraPress/