Çaste poetike me poetin;-Avni NEZIRI

DETI ARBËROR

—————————–

Deti Jon, frymëzim shpirtror

artisti shpalon rreze vargjesh

Nimfë o dashuri qiellore

bukuri mahnitëse arbërore

Bojnat e gjakut tim kuq e zi

vargje këngësh qiellit hyjnor

burim i pashterrshëm

shkabë kokë lartë, arbëror

valë e rërë m‘bëhen këngë

krojet ujisin ëndërrat e mia

shkëminjët i kam mburojë prore

o qielli i shqiponjave arbrore.

/QendraPress/