Çaste poetike me poetin-Tomi BUZI


Mos më mendo më..!
——————————-
Jam shum i vogël përpara egos tënde,
Thjeshtë,
një dëshir e kapluar e çastit,
Nuk jam aty,
të trokas brenda zemre…
A të vij,
të shuaj epshet e tua të afshit !
Mos më mendo të lutem,
mos më kujto ..
Zgjimeve të tua, plotë dëshira
idiote,
Ëndrrave, ndoshta ende më do..
Duke pritur ,
zhytur në llumin e kësaj bote !
Bukuria, nuk të është venitur
ende,
Djalli të ka pagëzuar me
shumë dëshira,
Jetën e ke ndarë në shumë pjesë,
e ‘perde’,
Duke ‘notuar’ ujerave, ku,
‘lahet’ mëshira!
Mos mendo më, të më ‘djegësh’..
si djalli,
Përpara teje mund të përulet
ç’do burrë..
Duke rendur, të ‘dhuroj’ dashuri,
plot grimca malli..
A duke pritur i heshtur, atë ..
që s’do ta marri kurrë !
Mos mendo si dikur, për epshet
e tua,
Kur ‘dashurin’ e vishje
me buzëqeshje,
Sot,
nga bota ‘tjetër’ u ktheve
grua..
Duke përtypur tradhtinë,
me ngërdheshje !
/QendraPresss.com/