Çaste poetike me poetin:-Urim MEZINI

RINI, AGIMI KA FYTYRËN TËNDE
——————————————–
Kur koha dukej që kish ndalur,
Dhe kur shpresa qe rrënuar e venitur,
Lindi agimi nga rinia e bashkuar,
Terrin nga toka amë për ta larguar.
Në ballë, me zemrat e tyre rinore,
Me besimin e patundur në liri,
Shtatë ditë zëri i fortë çau llogore,
Rriti e ngriti shpresën te çdo njeri.
Mot e jetë bekuar qofsh, o e jona rini,
Që shpresën te ne mbolle përsëri,
Për zemrat e lodhura u bëre shkëndijë,
Na mbushe me kurajën për të kërkuar liri.
Ndaj shko përpara e kurrë mos u ndal!
Mijëra sy shprese të ndjekin me etje,
Atdheu në duart tuaja bëhet valë,
Sepse agimi i tij ka fytyrën tënde.
/QendraPress/