Çaste poetike me poetin;-Zymer H. HALITI

NË DARKËN E VONË…
——————————-
Atë natë yjet dhe hëna e plotë
kishin ardhur tok të të shohin ty
por,ti nuk erdhe të pritëm ne kot
eh sa doja t’i shikoj vetëm ata sy.
Ajo natë e ftohtë,e zezë si korbi
ishte shumë e gjatë dhe monoton
diçka e ftohtë si dhembje krahërori
s’po më lë të qetë e ende s’pushon.
Fortuna stuhish bredhën pastaj
se pritja për ty nuk ishte e lehtë
por ti nuk erdhe më le si në vaj
nga mërzia u bë e idhtë kjo jetë.
Pse nuk erdhe në darkën e vonë
kur dëshironim të gjejmë qetësi
por fjala e dhënë kurrë s’perëndon
e vuajtja do vazhojë deri n’përjetësi
/QendraPress/