Çaste poetike me poetin;Hajriz FAZLIU

FLAS ME TY UNË ANTIGONA

(kushtuar motrës sime Antigona Fazliu)

———————————————-

Motër, po më digjet xhani

sepse shumë po më mungon

shumë nderime nga vatani

jam krenar për ty Antigonë.

Kur pushoj, s’kam detyrime

dal i vetëm të mendoj,

e zhuritur kjo zemra ime

malli seç më përvëloj.

Do të jetë kështu gjithmonë

krenari edhe nderime

nga njerëzit që e vlerësojnë

veprën tënde motra ime.

Rri mendoj unë fëmijërinë

Kur së bashku thurnim ënderra

kur flisnim për rrugë të dijes

s’mendonim kohëra të rënda.

Koha ndërroj shumë me shpejtsi

ënderrat na i la në mes

Ti kujtove për liri

Motra ime që kurrë s’vdes.

Rri i ulur mbi një gur

në brigje të anëve tona

me vete shpesh belbëzoj

flas me ty unë Antigona

Nga mendja nuk të heq dotë

në zemër të kam mbërthyer

e kam unë gjithë botën shokë

krenari është motra e vyer

Nga vdekja unë nuk kam frikë

dhe në luftë kurr s’u terhoqa

plumbi qe ma ç’poi shpirtin

N’zemër ngeli unë se hoqa

Dhe ditën ç’do t’vi pran

krenar vi me këtë emër

motër do vi të takoj

do ta heq plumbin në zemër

/www.QendraPress.com/