VJESHTA

———————————

Sapo brofa mëngjesit në shkallë,

u hutova,

vjeshta udhëve kish dalë.

Një pikë shi lot më ra në flokë.

Tjetra përmbi ballë.

Fytyra e saj ishte fytyra e qiellit

Kish nisur të qajë

E para ajo

Dhe unë vrik pas saj.

Me pamje të vagullt u pamë sy ndër sy:

Stinë e bukur, e praruar!

Kush na lëndoi ne të dy?!

Ndoshta, duke kërkuar në kremastarin e stinëve,

këmisha e gjelbër s’të ra në sy…

Ndërsa unë…?!

As vetë s’e di.

Kështu ishte një lojë me ty!

/www.QendraPress.com/