Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI
A MUND TË DILET NGA VETJA
——————————————-
Sa herë që të dua
Pyes veten a dilet nga vetja?
Sa herë të kujtoj
Pyesë veten a harrohet vetja?
E di se shpirti Yt
Ka zjarr e ka mall
E di se sytë e tu
Kanë frikë e dashuri
Pse më akuzoni
Që e dua miken time
Fatmirë,që e dua dhe
E shijojë dhembjen me të
A dilet nga vetja
Kur mungon kujtimi?
A harrohet vetja
Kur shpirti zvogëlohet?
Më thoni se si vdiset
Për dashuri?
Më thoni si jetohet pa sytë e saj?