Çaste poetike me poetin;Rexhep M. MORINA
PËR VENDIN PËRRALLOR
————————————–
Aty ku rrjedh uji dhe shkrihet bora,
Aty blegërojnë delet,e bie këmbora,
Ku ngjeshën armët luftëtarët trima,
Aty ra Bashkimi dhe Feim Morina.
Aty ku çelin lulet,e para çel thana,
Aty rrezon dielli,e dritë bënë hëna.
Në ato suka mali,i luftës ish sheshi,
Aty luftë bëri,hero Bekim Bekteshi.
Aty ku rritet bari,natyra ka gjelbrim,
Aty fusha merr pamje,e tëra blerim.
N’ato ultësira e gryka,ka ujë burimi,
Aty qendruan Hyseni e Nexhmedini.
Aty ku rriten lisat,shkurret me thera,
Aty në ato shpate mali,fryn edhe era.
Nëpër ato bokërima,te ai vend malor,
Aty si trimat ranë katër bij dëshmor.
Aty ku rriten pemët,molla e pjeshka,
Aty në kodrina,rrush ka edhe vreshta.
N’ato fusha pjellore,vlerë margaritari,
Aty bie burrërisht Xhavit Bajraktari.
Aty ku rritet druri,gjembi e trëndafili,
Aty ku lëshojnë aromë menta e tërfili.
Për vendin përrallor,luftoi plaku e i riu,
Aty ra heroikisht,luftëtari Arif Spahiu.
Aty ku akaciet lulëzojnë në pranverë,
Aty rriten perimet,e kroi rrjedh në verë.
Në ato butësira,ngjyrë ari rriten ftonjtë,
Aty përball armikut,ranë katër heronjtë.
Aty ku rriten dushku,shelgje dhe plepa,
Aty në ato fusha ka plot fruta me fleta.
Një parajsë e vërtetë,rrethuar me kodra,
Aty si yll ndrit emri,i trimit Avni Hodaj.
/www.QendraPress.com/