Çaste poetike me poetin:Skender BERISHA

DHIMBJEN TA MUNDIM

—————————————

Shtrima dorën shtrima

Se Arbri po rritet

Edhe moti po qesh

Anë e kënd a e sheh

Kudo që të jesh

Malit të dendur a në shesh

Një majekrahu ma përcill

Me të hënë a të diel

Plagët m’i kujto

E di ti sa të thella janë ato

Nënës nuk ia tregova dot

Motra m’i mjekon edhe sot

Arbëria po rritet o vëllai im

Ma mbaj ison e kamotshme

Më përqaf mallshëm

Dhimbjet t’i mundim pa lot

/www.QendraPresss.com/