Çaste verore me poeten ;Adelina Pali

0

Rinia ende shëtit në indet e mia

————————————-

Një vit më shumë, një vit më pak

E ç’rëndësi ka kjo në jetën tonë?

Jemi të njëjtët, por shikojmë më larg

Dimë më shumë dashuri të dhurojmë.

   &      &      &

Një re në qiell emrin tim vizaton

Ndërsa një buqetë thuret në lëndina

Një vit më shumë, e çfarë do të thotë?

Kur rinia akoma endet në indet e mia…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *