Çaste verore me poeten; Asja Mulgeci

0

AJO NDRINË ZËMRES PA HILE

/Gegnisht/

Njatë ditë-mbrapsht kur s’të pata ngat

Oh çfat, i pafat

Sytë hutuem, mjegulluen krejt boten,

Edhe vetja m’ktheu shpinen

Si termet nën kamb m’dridhi token,

Vëna çartun nga thartina

turfullooi e çau idhshëm goten,

Sikur edhe toka n’zëmer t’saj

ngulfati

Zu t’kjaj, bimët rranjësh thau,

Lotët prej dëshpërimit

Rrëkneheshin faqesh si gurët

shpateve,

Tue bërtit zashēm për mëkatin,

pa mëkate,

Qepallat mbyllnin sytë lodhshëm

E gjumi s kish ma gjumē,

Përpëlitej ftohtë shtratit

si uji në lumë,

Kalamenun mbrenda vedit

Fajsova veten se shpirtshëm

krejt ia fala jeten,

Tue mos mendue hiç për dhimbjen

që po m’ngulej deri n’asht ,

Dashnisê iu hakërreva kotshëm,

Ani ndasht se ka guxue

dashninë me ma shiblue,

Ani ndasht,

Tue m’fajsue pamshirshëm

don prej vedit me m’largue,

Oh e hyjnishmja ndjenjë e dlirë

arom-mirë

Ç’faj ka?!

Që mllefit a tërbimit t’qorruem

sdin me i g’ja…

Ajo ndrinë pa hile, zdritshëm zemrës

Edhe në ma t’madhen errsin t’mëndjes !

28 Qershor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *