Dardan Molliqaj: Nesër do të protestoj, bashkë me veteranët e UÇK-së që i braktisi shteti
OVL e UÇK-së, ka bërë të ditur se të hënën me 6 qershor veteranët do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.Shkak për këtë sipas tij është diskriminimi që po iu bëhet veteranëve sa përket pensioneve për ta.Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se do të bëhet pjesë e protestës bashkë me veteranët e UÇK-së.
Postimi i tij:
Nesër do të protestoj!
Nesër do të protestoj. Bashkë me veteranët e UÇK-së që shteti i braktisi.Bashkë me ata që na e sollën lirinë e përpjekjen e të cilëve qeveria po e dënon.Bashkë me ata, të vetmit që shteti nuk i ndihmoi fare gjatë krizave t’kësaj kohe.Dha para me miliona për biznese të mëdha, kurse veteranët don t’i lë edhe nën pagën minimale. Sepse nuk i do. Sepse kurrë s’e deshti luftën e tyre.Prandaj i sulmoi vazhdimisht. Ani pse vetë është veteran i rrejshëm.Nesër do të jemi në shesh, bashkë me ata që jetën e tyre e lanë peng për lirinë tonë. Dhe do të jemi bashkë me ta, përherë. Sepse lufta e tyre është projekti i lirisë, i barazisë e i progresit.