Debati i tretë publik për kornizën buxhetore 2022-2024
Në kuadër të dëgjimeve publike edhe sot është mbajtur dëgjimi i tretë publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, me temën “Takim me përfaqësues të bizneseve”. Mbledhja filloi me prezantimin që bërë drejtoresha e Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti, e cila dha informacione në lidhje me buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, si dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2022-2023. Më tej, drejtoresha informoi edhe për buxhetin e tre viteve të fundit të Komunës së Prizrenit për investimet kapitale.
Më pas takimi vazhdoi me pranimin e propozimeve dhe kërkesave të përfaqësuesve të bizneseve, prezentë në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, si dhe online nga platforma ZOOM, ku pyetjeve të parashtruara iu përgjigjën nënkryetari i Komunës, Visar Shehu, iu përgjigj pyetjeve te pranishmeve për parkingun si dhe tha se tashme kemi nje plan për parkingjet. Lidhur me riorganizimin e një qendre tregtare është e mirë, por ne nuk dalim jashë proceduareve tha ai .Drejtoresha Çerreti iu përgjigj pyetjeve, dhe drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz.
Ky është dëgjimi i tretë publik për KAB, ndërkaq takimi i katërt dhe i fundit do të mbahet më 31 maj (e hënë), në ora 17:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, si dhe online, nëpërmjet platformës Zoom.