Ndihmohen 14 familje fermerësh të Luginës së Lumbardhit me mjete për kultivimin e bimëve malore

0

                         Në  Reçan,  u bë shpërndarja e materialeve për përfituesit nga projekti SIRED (Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural), që ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, projekt i cili është bashkëpunim i Komunës së Prizrenit dhe CARITAS-it Zviceran. E ku në këtë aktivitet  mori pjesë edhe  kryetari i komës së Prizrenit Mytaher Haskuka,, Sadra Horina  Nga Austria, Ismet Osmani drejtor i Red Gold dhe Gerhard Shaumberger nga Caritasi i Zviceras, Lidhur me  ndihmat që sot  u shpërndahen fillimisht  Veton Rruka, menaxher i këtij projekti tha se  tani do të ndihmojnë 14  familje  me  pjesë ndihmëse  për  kultivimin e bimëve  malore.

Kryetari i komunës  Mytaher  Haskuka  me këtë rast edhe njëherë  ka  falënderuar donatorët që në këtë pjesë  të  Prizrenit  po ndihmojnë  fermerët dhe  natyra e këtushme lejon kultivimin e  bimëve malore si dhe atyre medicinave, Ky vend  është i bukur dhe këto ndihma do të ndihmojnë edhe  ekonominë e këtij lokaliteti tha ai.

Përderisa  zonja Sandra  Horina në  Sired  tha se ky lokalitet dhe lokaliteti ynë  kanë ngjashmëri dhe  besojmë se kështu po ndihmojmë këta  qytetarë e duke ndihmuar lëta  po ndihmojmë edhe vetë  jetën  këtushme.

Falënderim dhe  premtim se këto ndihma  dhe  këto reshje do të ndihmojnë  mbjelljet dhe këto bimë  që  i duhen shëndetit  foli nga Caritasi zviceran ne Kosove  Gerhard Schaumberger

Kurse   falënderim për kryetarin haskula si dhe për donatorët ka bërë  Ismet Osmani drejtor nga kompania Red Gold që është një   kopertinë  bujqesore, duke  thënë se ndihma e këtre  po bënë që këta banorë të kenë një të ardhme me të mirë Kurse njëri nga  përfituesit e kësaj ndihme ishet Zikrija Kardollam nga Lubinja e ultë i cili me këtë rast  ka falënderuar donatorët dhe  tha se këto ndihma po ndikojnë që ne të qëndrojmë në vendlindje e mos të marrim udhët e  kurbetit. Sot  me  këto ndihma janë ndihmuar  14  fermerë të Luginës së Lumbardhit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *