Edhe një kontingjent tjetër prej 3,510 vaksinash anti-COVID pritet të vijnë javën tjetër në Kosovë

0

Burime të Telegrafi nga Qeveria bëjnë të ditur se edhe 3, 510 doza të vaksinave do të arrijnë në fillim të javës së ardhshme.Ndryshe, dy ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kontingjentin tjetër të vaksinave kundër COVID-19.Në një përgjigje për Telegrafin, nga Ministria e Shëndetësisë kanë shpjeguar se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontigjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *