Digjet salla me ushqim të bagëtisë në Rahovec

0

Një person nga Rahoveci ka raportuar se ishte përfshirë nga zjarri një objekt në të cilin kishte pasur ushqim të bagëtive.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.Sipas viktimës si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 500 duaj ushqim i bagëtive vlera e të cilëve sillet rreth 1300 euro. Viktima dyshon se zjarri ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person i panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *