Dita e çlirimit të Prizrenit sot, u shënua me pietet me homazhe ne Varrezat e Dëshmorëve

                     Dita e çlirimit të Prizrenit 12 qershori sot,u shënua me pietet te veçantë me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë e ku morën pjesë familje të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe invalid, Kurse këtë event e nderuan kryetari i komës së Prizrenit Shaqir Totaj., nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyqi , ishte edhe kryetari i Edirnes nga Turqia Rexhep Gyrkan Si dhe gjeneralët e luftës si Kudisi Lame , ish komandantët e ZOP-it. Fillimisht kryetari i komunës Shaqir Totaj me këtë rast ka uruar këtë datë të lavdishme dhe tha falë gjakut të dëshmorëve sot e gëyojmë këtë liri, pastaj rikujtoi e komandantet si komandant Drini ,Tahir Sinan e shumë komandant të tjerë që bënë që liria të na vije e këtillë . Kryesuesja e kuvendit Antigona Bytyqi me këtë rast ka uruar të gjithë prizrenasit për këtë festa e cila ka ardhur falë dëshmorëve dhe veteranëve e martirëve , Ajo uroi që kjo datë të jete një shenjë nderimi për lirinë që po e gëzojmë . Kurse falënderim të veçantë me këtë rast ka bërë kryetari i Erdines z. Rexhep Gyrkan duke theksuar s ene jemi dy qytete të vëllazëruar dhe kjo dit padyshim se na gëzon shuam, Urojë që të shënoni edhe shumë vite lire në këto troje . Kurse gjenerali Kudesi Lame uroi këtë datë lavdije në këtë vend lavdie siç janë varrezat e dëshmorëve duke than se ky vend është i shenjët dhe kjo është datë më rëndësishme në historian re të kovës. Isa Berisha me këtë rast uroi këtë festë dhe tha se sot në si veteranë do të vizitojmë disa familje ën Kukës që ndihmuan luftën për tu dhëne disa mirënjohje .Kjo datë padyshim se është data me rëndësishme në Kosovë dhe veçanërisht ne Prizren