Doganierët kapin mbi 18 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë
Dogana e Kosovës njofton se oficerët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Dogana, ku thuhet se oficerët doganorë, gjatë kontrolleve rutinore ndaluan një automjet me targa të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojn asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësishtë në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftim.Tutje thuhet se pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 të KDAK-së, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.‘Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në fund të njoftimit. /BetimipërDrejtësi