Duhet bërë përpjekje maksimale që kjo të ndodhë

0

         Nezir Çoçaj ,Drejtor I Institutit Pedagogjik të Kosovës. Se a duhet procesi mësimor këtë shtator, të fillojë në banakat shkollore?ai  shprehet;-“ Nëse do të mund të fillonte procesi mësimor në bankat shkollore në këtë shtator do të ishte një lajm shumë i mirë për të gjithë ne.

    Po ashtu, duhet bërë përpjekje maksimale që kjo të ndodhë. Them këtë, për arsye të shumta, por më kryesorja është se realizimi i procesit mësimor që zhvillohet nëpër shkolla mbetet i pakrahasueshëm me format e tjera. Është e domosdoshme që sidomos shkolla fillore të nisë procesin mësimor në banka shkollore, e në veçanti klasa e parë (shumë nga nxënësit ende nuk i dijnë shkrojnat, ndërsa është punë komplekse metodika e mësimit të shkronjave dhe leximit … numrave, koncepteve etj etj).

    Sido që të jetë, të gjithë aktorët do të duhej të jenë të përgatitur për çfardo formë të realizimit të procesit edukativo-arsimor.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *