Dy muaj e gjysmë i pa zë, Kurti përballet me akuzat rreth rastit “Dehari”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot për herë të parë u deklarua pas akuzave të deputetit Haki Abazi lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. I pari i Qeverisë akuzat e Abazit i quajti të pavërteta dhe të pasakta, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kryeministri i vendit tha para gazetarët se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, tha Kurti para gazetarëve.Në anën tjetër, një përgjigjje në distancë për Kurtin, erdhi nga vetë deputeti Abazi i cili mëngjesin e sotëm u intervistua nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e dhënë javën e kaluar për mostrat e Deharit.Abazi deklaroi se ai nuk do të ndalet pavarësisht limiteve që mund të ekzistojnë nga presioni, ndërsa Kryeministrin Kurti e krahasoi me një palaço.Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalëm pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale. Por ajo që duhet të kuptoni gjithashtu, është që kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus”, tha Abazi.Javën e kaluar, deputeti i VV-së tha se ekzistojnë video-incizime lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, ndërsa pati shprehur se dihet kush ka hyrë tek frigoriferi ku dhe ruhen ato.“Video incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Pytjet e mia që kam shtruar dhe diskutimet që kam bërë, kanë sjellur te shkarkimi dhe anatemimi brenda VV-së. Shkarkimi im është minor, kundrejt borxhit që kemi me sqaru çka ka ndodh me rastin e Astrit Deharit. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat, dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Nuk mund të rrim të heshtur përballë një procesi të tillë. Instituti i Mjekësisë ligjore është i monitoruar 24 orë, dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat të cilat kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera”, tha Abazi në konferencë para gazetarëve.Ndërsa gjatë ditës së djeshme u konfirmua se lidhur me rastin Dehari veçse është marrë në pyetje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku dhe u patën pezulluar katër zyrtarë të IML, por që të njëjtit janë kthyer sërish në punë./Reporteri.net/