E ardhmja ju përket atyre  që i falën lirisë gjak e gjymtyrë-Shkruan; Qazim Berisha, veteran i UÇK-së.

     Jemi dëshmitar  se tani  të  gjithë  ata  djem e vajza  që  ishin për lirinë e Kosovës dhe  që  disa prej tyre  ranë në altarin lirisë  e disa nga ata lanë  gjymtuarat e tyre në fronte luftë, Tani  po ndiqen e  po keqtrajtohen deri ën Hagë. Mirëpo, e drejta dhe e vërteta  për këtë luftë  do të triumfojë dhe  do të dalin fitues  ata djem që  Serbisë  gjakatar i dhen  një grusht të rëndë  duke  e  larguar nga  trojet e lashta  të  shqiptarëve në  Kosovë.  Pas përfundimit të luftës nuk është bërë sa duhet për këto për këto kategori të rëndësishme, siç janë familjet e dëshmorëve, invalidët e veteranët e UÇK-së, e me theks të veçantë nuk është bërë fare. Krejt në fund një ndihmë simbolike jepet për veteranët e luftës dhe mendojë se institucionet e Kosovës duhet të mendojnë seriozisht e jo të mbijetojnë ata vetëm me 170 euro  në këtë  kohë  krye kaq  të madhe. Veteranët e UÇK-së  herret a vonë  do të marrin tretman të duhur nga institucionet e Kosovës, sepse  e ardhmja  ju takon  atyre që sollën lirinë  e këtij vendi. Një kategori e cila meriton një jetë të dinjitetshme është veterani i luftës së UÇK-së. Në vend që të ndodh kjo, në vend që të ketë benefite dhe tretman të duhur nga institucionet e Kosovës, mjerisht sot nga këto institucione madje edhe atakohen veteranët e UÇK-së”,por e ardhmja  ju takon atyre, Por ata që  duhet të  turpërohen nga  vetja e tyre dhe hija e tyre duhet të jenë  bashkëpunëtorët e UDB-së  e të cilët ende  sillen nëpër këtë Kosovë  dhe  kanë  hyrë nëpër institucionet e kësaj  Kosove të  larë  me gjakun e liridashëse. Sepse herët a  vonë   të  palarat e tyre do ti sheshojë  historia e ata do të  turpërohen  nga  vetja e hija e tyre…./www.QendraPress.com/