E bllokuan veriun për tri javë, serbët paralajmërojnë sot heqjen e barrikadave

Pas tri javësh bllokadë, sot është paralajmëruar heqja e barrikadave në veri të vendit. Largimi i tyre është paralajmëruar nga vetë serbët që i kanë vendosur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kështu ka thënë mbrëmë në orët e vona, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin. Deri te kjo erdhi pasi ish-polici serb i dyshuar për terrorizëm në Kosovë, Dejan Pantiq u lirua në arrest shtëpiak me një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Lirimi nga paraburgimi i Pantiqit, kishte qenë një nga kërkesat e Serbisë për largimin e barrikadave.Me këtë vendim për Pantiqin u shpreh i çuditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Kurti ka thënë se është kurreshtar ta dijë se cili gjyqtar e la në arrest shtëpiak Pantiqin e akuzuar për terrorizëm.“Nuk e di çështjen gjyqësore procedurale te atij që është i pandehur dhe mbahet në Jarinjë për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar, në qëndrim të paraburgimit, ai ka statusin e të paraburgosurit. është i pandehur për terrorizëm. Ajo qe kam dëgjuar meqenëse ishte ne greve të urisë dhe kishte probleme me zemër, do mund të dërgohej në spital, qe është e kuptueshme, a është e arsyeshme e vendos gjyqësor, mirëpo kur ke një akuze për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak jam kurreshtar të di cili është ai prokuror që e bënë këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovon”, tha Kurti dje në një adresim për media.Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantiqit, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit nga siç ka thënë ajo institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit kushtetues. Në anën tjetër, triumf për Serbinë e ka konsideruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq lirimin e Pantiqit në arrest shtëpiak.Ata thanë se i njëjti, duke e pasur të pamundur të dërgohej në paraburgim siç parashihet me ligj, dhe për shkak të pamundësisë që t’i gëzojë të drejtat që u takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për zëvendësimin e masës prej paraburgimit në arrest shtëpiak.

Barrikadat në pjesën veriore të Mitrovicës ishin vendosur, pikërisht më 10 nëntor, në ditën kur Pantiq u arrestua. Ato u vendosën fillimisht në Rudarë e pastaj nëpër rrugët që çonin drejt pikave kufitare me Serbinë, e së fundmi edhe brenda qytetit të Mitrovicës.Kryeministri i Kosovës vazhdimisht ka deklaruar se është në pritje të KFOR-it për largimin e tyre, derisa disa herë e ka potencuar se në rast se KFOR nuk e bën, institucionet e Kosovës kanë kapacitete për t’i larguar barrikadat.Në anën tjetër kërkesa e ndërkombëtarëve vazhdimisht ka qenë që ato të hiqen nga vetlë ata që i kanë vendosur /Reporteri.net