E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;-Alab SIBEL
Marshimi I Jetës
“””””””””””””””””””
Marshimi i jetës është tepër i komplikuar
Jeta ka sfida stres komplekse hidhërime
Po ka edhe shumë herë harmoni e gëzime
Jeta është njësoi si rrëfimet historike
Ashtu janë udhët e jetës paksa si dinamike ,,
Në këtë jetë gjithmonë je i stërngarkuar
Me halle derte e punë për mbijetesë
Kjo është ajo që të jep ndonjëherë stres
Po në fund jeta është edhe sukses
Është edhe udhë me plotë shpresë ,,
Udhët e kësaj jete janë gjithmonë marshim
Njësoi si të jesh në stërvitje ushtarake
Sa mendon që i ke kthjell punët e hesapet
Prapë një tjetër punë e re hapet
Nuk del llogaria kurrë ashtu siç bëhet ,,
Kjo jetë plotë sfida është dhe do të mbetet
Po prapë jeta është e bukur për ta jetuar
Edhe pse marshimi i saj në çdo udhëtim
Herë ti rikthen e herë ti vjedhë buzëqeshjet
Ky është marshimi i jetës ,
dhe i njëjtë do të mbetet ,,
Autore – Alab Sibel
/www.qendrapress.com/
——————————————–