Dallgët.

————————————–

Vrapojnë dallgët, drejt bregut nxituar,

Shamataxhiet,ç’po gërmohen tërbuar,

E shtyjnë njëra tjetrën, grindur, inatosur,

Shtyhen, shtypen, prap ngrihen marrosur,

Ca , ikin dëbuar, përulur, kapitur ,palosur.

Vjen xhindosur,një mendjeprishur e trerë,

Shkumëzon ,zbardhon, me zhurmë e potere.

E ca, mbi shoqe ngrihen, kapardisen,

Me tërsëllëm bregut si kodoshe argalisen,

Krekosur,kryelarta, sikur lavdi kërkojnë,

Po prapë në breg përplasen,aty mbarojnë.

Një reze delli vjollcë çan retë, buzëqesh,

Dhe qielli petkun grijë, dalë- ngadalë ç’vesh,

Dallgët platiten, mërmërisin, belbëzojnë,

Qeshen dhe shtruar, drejt bregut vallëzojnë.

( ca njërës me dallgët, sikur më ngjasojnë)

/www.qendrapress.com/

————————————————————-