E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve;- Razielda Hitaj
ATDHE
————————
M’vetëtin buza, “hakë’ngrënë”
Kaminë digjesh,o atdheu im
Të zezat re, qiellin kanë zënë
Unë pranverë e dimrit tim
Zogjtë zemëruar, ikin e vijnë
Më shumë vaje,se sa këngë
Shekulli iku pa prishur zinë
Të bardhë s’pe,vetëm grënjë
Ngjyrim vdekje,,sjell trishtimi
Bie ngrihem udhëve të gjata
Ktheu “skllave” lutet mërgimi
“Mund t’kthehet,lumi mbrapa”
T’i ikësh nga ti,s’është gjë e re
Të ikësh ti,,,shkretëtirë na pret
Psherëtimën tënde Mëm’dhe
Ta pagëzoj,MUZËN E DHJETË
/www.qendrapress.com/